TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Maj 2023, 17:50

Ranë në humnerë teksa eksploronin zonën, gjenden trupat e pajetë të dy turisteve në Valbonë

Shkruar nga Pamfleti

Ranë në humnerë teksa eksploronin zonën, gjenden trupat e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Valbonë ku dy turiste të huaja kanë humbur jetën pasi kanë rënë në humnerë teksa kanë qenë duke eksploruar zonën.

Uniformat blu bëjnë me dije se pas shumë orë kërkimesh për shkak të terrenit të vështirë, janë gjetur trupat e dy turisteve nga Franca dhe Belgjika.

Sakaq, policia po punon për nxjerrjen e trupave të tyre, pasi terreni i vështirë dhe moti i keq pamundëson ndërhyrjen si nga toka ashtu edhe nga ajri.

Njoftimi i policisë:

Pas njoftimit se dy turiste të huaja, duke eksploruar zonën e Valbonës, ishin rrëzuar për shkak të terrenit të thepisur dhe kishin rënë në greminë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, ato të Drejtorisë Vendore dhe të Policisë Kufitare, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur menjëherë në drejtim të vendit ku kishin rënë dy turistet.

Pavarësisht territorit shumë të vështirë dhe motit të keq me mjegull dhe me borë, shërbimet e Policisë, pas shumë kërkimesh, kanë bërë të mundur që në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”, të gjenin trupat e pajetë të dy turisteve, shtetases belge B. M. dhe shtetases franceze J. B.

Në ndihmë të shërbimeve policore është nisur menjëherë skuadra alpine e FNSh Shkodër, pasi për shkak të terrenit shumë të vështirë dhe motit të keq, punonjësit e Policisë që ndodhen në vendngjarje, e kanë të pamundur nxjerrjen e trupave nga humnera. Po për shkak të motit të keq, edhe helikopteri nuk ka mundur të ulet në vendin ku janë gjetur të pajeta turistet.

Për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë, shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes.
Grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së dy turisteve.

valbone humnere dy turiste pajete

Lini një Përgjigje