
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në afërsi të fshatit Kaçivel në Gramsh, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Uniformat blu bëjnë me dije se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur tre persona të cilët janë identifikuar si Elton Kotorri, 42-vjeç, Sokol Berdellima, 35-vjeç si dhe Bedrane Menko, 48-vjeçe.
Sakaq, të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit
Njoftimi i policisë:
Gramsh/Informacion paraprak:
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, në fshatin Kaçivel, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 35 vjeç, banues në Gramsh, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen K. M., 25 vjeçe, banuese në Gramsh.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi S. B. dhe shtetasi D. K. (pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin S. B.), si dhe shtetasja B. M. (pasagjere në automjetin me drejtuese shtetasen K. M.), të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Lini një Përgjigje