TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Tetor 2023, 13:34

Rrëfehet sërish Artan Tafani: Laert Haxhiu i përfshirë në trafikun e kokainës, ka lidhje me disa grupe kriminale nga Fieri dhe Saranda

Shkruar nga Pamfleti

Rrëfehet sërish Artan Tafani: Laert Haxhiu i

Artan Tafani ka zbërthyer rolin e  Laert Haxhiut në trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Portin e Pireut.

Përveç vrasjeve, i penduari i drejtësisë Artan Tafani ka treguar edhe për aktivitetin në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike që është marrë Laert Haxhiu.

Bëhet fjalë për linjën e trafikut të kokainës që vinte nga Amerika Latine në Portin e Pireut, një nga portet më të mëdha në Greqi.

I penduari Tafani ka treguar dhe Laert Haxhiu ka qenë një ndër bashkëpunëtorët kryesorë të kësaj linje trafiku. Gjithashtu Tafani ka treguar se Haxhiu bashkëpunonte me grupet kriminale nga Fieri, Tepelena dhe Saranda.

Artan Tafani i arrestuar më 23 shtator 2023 ka treguar të gjitha krimet që ka kryer me Laert Haxhiun dhe anëtarët e grupit të tij.

Në rrëfimin e Artan Tafanit thuhet se brenda 24 orëve grupi i Laert Haxhiut ka kryer dy vrasje. Njërën në Tepelënë, duke ekzekutuar në derë të shtëpisë tregtarin Çajup Selimin dhe tjetrën në Korçë, duke vrarë me plumb në kokë dhe më pas hedhur në rezervuarin e Gjançit, trupin e Fridman Xhaferaj.

Bashkëpunëtori i prokurorisë së Elbasanit, ka treguar krime nga data 1 qershor 2021 deri në momentin e grabitjes së “Tele.Co” në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku ai u zbulua.

artan tafani

Lini një Përgjigje