TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Tetor 2023, 12:39

Planet e Laert Haxhiut për të eliminuar anëtarin e bandës së Lushnjës, zbulohet bashkëpunëtori

Shkruar nga Pamfleti

Planet e Laert Haxhiut për të eliminuar anëtarin e bandës

Njëri nga personat e shpallur në kërkim nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar në “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, është Ederin Çaushi 36-vjeç nga qyteti i Lushnjës.

Çaushi, rezulton të ketë dalë nga Shqipëria disa kohë më parë dhe besohet se është vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas bashkëpunëtorit të prokurorisë Artan Tafani, Çaushi është me lidhje shoqërore me Laert Haxhiun, dhe e ka ndihmuar për të siguruar armë dhe makinën, me qëllim vrasjen e Rexhep Ginës.

Rexhep Gina, ka qenë anëtar i bandës së Lushnjës dhe rezulton i dënuar me 10 vite burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Prezenca e tij në qytetin e Lushnjës ka tërhequr vëmendjen e Laert Haxhiut për të bërë përgatitjen e vrasjes, por në rrethana të paqarta nuk u realizua./Oranews

planet e laert haxhiut

Lini një Përgjigje