
Publikohen pamjet nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë ku pas konfliktit për pronën Ilio Lluka qëlloi për vdekje Emiljano Pinen dhe më pas vrau veten.
Kur ora shënon 20:56, në video duket Emiljano Pine i cili hipën në trotuar dhe flet me dikë. Në këtë moment autori Ilio Lluka nxjerr pistoletën nga xhepi, i afrohet dhe qëllon drejt tij. Viktima bie në kokë, ndërkohë autori afrohet dhe më shumë dhe e qëllon edhe 2 herë të tjera. Pastaj drejton pistoletën në qafë dhe vret veten.

Pine ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Pas ngjarjes tronditëse policia ka ngritur një pistë hetimi që lidhet me konflikte pronësie. Mësohet se babai i autorit Ilia Lluka bashkëjetonte me nënën e viktimës Emiljano Pine.
Babai i autorit ka dashur që shtëpinë e tij t’ia linte trashëgim djalit të bashkëjetueses Emiljano Pine çka e ka shtyrë këtë të fundit të kryejë krimin makabër.
Lini një Përgjigje