TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Dhjetor 2023, 15:42

"Po vijnë 100 gomat sot"/ Si e bleu drejtësinë në 2009 Bujar Gërmizi për 100 pistoleta “MiniBlow”, u dënua me vetëm 2 vite burg

Shkruar nga Pamfleti

"Po vijnë 100 gomat sot"/ Si e bleu drejtësinë në

Bujar Gërmizi alias Ajeti, kuksiani i arrestuar së fundmi nga SPAK për sigurimin e kushteve të vrasjes së dy vëllezërve Edmond dhe Albert Nela, nuk është herë e parë që përballet me akuza të rënda në godinën e qelqit të SPAK.

Njeriu që konsiderohet si i “forti” i Kukësit dhe me lidhje të forta politike-kriminale, mik i ngushtë dhe strehues i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, në vitin 2008-2009 ka pasur një eksperiencë të sukseshme me prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në muajin Qershor 2008 Ajeti është arrestua nga Krimet e Rënda, së bashku me bashkëpunëtorët e tij në trafikun e 100 pistoletave “Mini Blow” Alfred Qafa, Baftjar Halilaj dhe Fiqiret Onuzi.

Të katër personat akuzoheshin nga prokurori i asaj kohe Gentian Trenova për akuzën e “Trafikut të armëve” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Por ndryshe nga tre trafikantët e tjerë që u dënuan me 10 dhe 11 vite burgim për “Trafik Armësh”, Bujar Ajeti u deklarua i pafajshëm për trafikun e 100 pistoletave.

Prokurori që përfaqësonte çështjen në këtë gjykim, kërkoi në pretencën e tij, dënimin e Bujar Gërmizit alias Ajeti me 13 vite burgim.

Ndërsa Ajeti u dënua me vetëm 2 vite burgim për “Mbajtje pa lejë të armëve”.

Ky dënim i solli atij lirimin e menjëhershëm nga burgu vetëm 1 vit e 3 muaj pasi ishte arrestuar. Ndërsa 3 bashkëpunëtorët mbetën në burg duke vuajtur dënim më të rëndë.

Tashmë drejtësia e re vihet sërish në provë përballë aktivitetit kriminal të Bujar Ajetit, në “Sigurimin e kushteve për të vrarë” dy vëllezërit Edmond dhe Albert Nela kryer kjo në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Vendimi për këtë dënim qesharak është marrë në shtator 2009 nga gjyqtarët e Krimeve të Rënda, Marsela Balili, Flora Hajredinaj, Bardhyl Dhama, Ardit Mustafaj dhe Klodian Kurushi.

Në dosje thuhet se grupi i trafikut të armëve kishin lidhur një marrëveshje me dy persona të tjerë, “Labi” dhe “Tani”, të cilët ishin agjentët e policisë kriminale dhe se prej tyre kishin marrë një kapar prej 2 mijë euro, me qëllimin e vetëm që grupi të sillte nga Prishtina në Shqipëri 100 pistoleta “Miniblow”.

Nga përgjimet e kryera në komunikimet telefonike mes Bujar Ajetit Alfred Qafa, Baftjar Halilaj, Fiqiret Onuzi dhe dy agjentëve të policisë “Labi” dhe “Tani”, pistoletat etiketohet në mënyrë të koduar si “goma”.

“…Janë duke ardhur 100 goma njëqind e pezjeçe…. Bëje 150, çfarë me ju thënë…? “…Ashtu e lamë për 100 goma sot me kismet zotit, tha Bujari vinë…”, është kjo një tjetër bisedë kompromentuese.

Pasi sasia e armëve ka ardhur nga Kosova në Kukës, grupi e ka lënë që të takohen me “Labin” dhe “Tanin”. Teksa janë takuar së bashku me për të kryer shkëmbimin e armëve me pjesën tjetër të eurove, ka ndërhyrë policia kriminale duke arrestuar në flagrancë Bujar Ajetit, Alfred Qafën, Baftjar Halilaj, Fiqiret Onuzi.

Brenda një periudhe 1 vjeçare të katër personat kanë dalë para gjyqit dhe në muajin shtator 2009, Gjykata e Krimeve të Rënda deklaroi të pafajshëm Bujar Ajetin për akuzën e “Trafikut të armëve”, duke e dënuar atë vetëm për “Mbajtje pa lejë të armëve”.

Ndërsa Alfred Qafa u dënua me 11 vjet burgim. Kurse dy bashkëpuntorët e tjerë Baftjar Halilaj dhe Fiqiret Onuzi u dënuar me nga 10 vjet burgim secili./ Ora News

bujar germizi trafik arme

Lini një Përgjigje