
Një sherr me sende të forta ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Krujë, ndërsa i plagosur ka mbetur një 32-vjeçar.
Uniformat blu bëjnë me dije se i dhunuari është identifikuar si Dorjan Përdoda. 32-vjeçari është goditur me sende të forta nga disa persona.
Policia e Tiranës informon se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë. I riu është dërguar në spital ndërsa policia po punon për të identifikuar autorin.
"Më datë 13.09.2023, në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka goditur dyshohet me sende të forta, shtetasin D. P., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e shtetasit tjetër të përfshirë.", njofton policia.
Kjo është skena e radhës që ndodh në Fushë Krujë. Pak ditë më parë ishte një grua që denonci se i kishin dhunuar bashkëshortin dhe ministri Balla udhëtoi me urgjencë drejt Fushë Krujës. Ndërkohë në krye mbetet dhuna e fisit Rraja.
Lini një Përgjigje