TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shtator 2023, 13:27

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 52-vjeçarja në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën

Një 52-vjeçare ka humbur jetën në Tiranë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Mësohet se gruaja ka qenë në tarracën e banesës së saj. Ngjarja ndodhi afër një qendre tregtare në dalje të Tiranës.

"Më datë 13.09.2023, në afërsi të një qendre tregtare shtetasja L. M., 52 vjeçe, në tarracën e banesës së saj, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes."-njofton policia.

Lini një Përgjigje