
Një plagosje me armë ka ndodhur sot në Tiranë. E.Z., banues në Tiranë, plagosi me thikë kushëririn e tij pas një konflikti për motive të dobëta.
Menjëherë pas njoftimit shërbimet e policisë shkuan në rrugën “Tish Daija” atje ku ndodhi edhe sherri i momentit duke arrestuar autorin.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tish Daija”, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Nga veprimet e shpejta hetimore u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit E. Z., 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
49-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës kushëririn e tij, shtetasin K. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje