TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Korrik 2025, 20:41

Plagosja e ish-efektivit në Sarandë, policia jep detaje: 54-vjeçari u godit me tytën e armës, të shtënat ishin të pavullnetshme

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja e ish-efektivit në Sarandë, policia jep detaje:
 
Plagosja e ish-efektivit në Sarandë pasditen e sotme është bërë me tytën e pistoletës. Sipas versionit të policisë, 56-vjeçari është përfshirë në një sherr me disa persona të tjerë dhe njëri e ka plagosur atë me tytën e armës.  

Sa i takon të shtënave policia shprehet se pistoleta është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër gjatë konfrontimit dhe nuk ka shkatuar dëme.  

Ndërkohë që sipas burimeve që vijnë nga vendngjarja, ka qenë sherr mes disa personash. Janë nxjerrë dhe thika. Njëri ka nxjerrë pistoletën ka qëlluar në ajër, pastaj ka qëlluar Adil Velin 3 herë me qytë pistolete në kokë. 

“Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete, shtetasi Adil Veli, 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 
Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj”, njofton policia.  

Lini një Përgjigje