
I plagosur ka mbetur një 54-vjeçar...
Një sherr i cili ka përfunduar në përdorimin e armëve është regjistruar pasditen e sotme në në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën “Mitat Hoxha”, teksa i plagosur ka mbetur një 56-vjeçar, Adil Veli i cili dyshohet se gjatë sherrit është goditur me tytën e armës. Të shtënat mësohet se kanë qenë aksidentale dhe ajnë shkrepur gjatë përleshjes në mënyrë aksidentale.
56-vjeçari, Veli nga ana tjetër mësohet të jetë një ish-efektiv policie dhe aktualisht është transportuar drejt Spitalit të Sarandës për të marrë ndihmën mjeksore të nevojshme.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe cilët janë autorët. Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilët kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbulimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
"Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete, shtetasi A. V., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj", thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje