
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë ku një 62 vjeçar ka humbur jetën.
Mësohet se ditën e sotme, Maliq Meta ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij bujqësore në rrugën e parcelave kur në një moment ka humbur kontrollin e mjetit duke u përmbysur në kanal.
62 vjeçari është bllokuar në mjet dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Edhe pse janë afruar menjëherë bashkëfshatarët e tjerë për t’i dhënë ndihmë, 62-vjeçari nuk ka arritur të shpëtojë.
Lini një Përgjigje