TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Gusht 2025, 14:55

Pije alkoolike, cigare dhe celularë; arrestohet 57-vjeçari në Kapshticë që kontrabandoi mallra nga Greqia

Shkruar nga Pamfleti

Pije alkoolike, cigare dhe celularë; arrestohet 57-vjeçari në

Një 57-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare në Kapshticë, pasi tentoi të fuste në territorin shqiptar një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara të kontrabanduara.

Arrestimi u bë gjatë kontrolleve të thelluara në hyrje të pikës kufitare, ku autoritetet sekuestruan mallra pa fatura blerjeje, përfshirë pije alkoolike, produkte ushqimore, cigare dhe aparate celularë.

"Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e DVKM Korçë, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin me drejtues shtetasin Th. B., 57 vjeç, banues në Plasë.

Nga kontrolli, në automjet janë gjetur produkte ushqimore dhe pije alkoolike, dhjetëra steka cigare dhe disa aparate celularë, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 57-vjeçari, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjerë”, si dhe u sekuestruan mallrat. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje