
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Rrugën e Kombit, ku për pasojë ka ndërruar jetën një person.
Një kamion është përmbysur në Fushë Dukagjin dhe drejtuesi i tij ka humbur jetën në vend.
Kamioni ishte ngarkuar më lëndë drusore dhe kishte për destinacion Kosovën. Kamioni ka prishur trafikndarësen dhe ka kaluar në anën tjetër të rrugës duke u përplasur edhe me pjesën anësore të shkëmbit.
Një krah i segmentit rrugor është bllokuar, pasi kamioni ka bllokuar të gjithë karrexhatën.
Lini një Përgjigje