
Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin drogë të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës.
Në total gjatë operacionit “Harta” u arrestuan 20 persona dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim.Nga ky operacion u sekuestruan 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.
Të arrestuarit për të cilët u mor masa sot: Jurgen Hasmataj, Altin Lani, Armaldo Xheladini, Dorjano Çela, Fabian Qoku, Muharem Tarushi, Denis Idrizi, Erion Xhaxho, Polikron Shabani, Redi Lolaj.
Ndërkohë 10 të arrestuarit e tjerë do të njihen me masën e tyre të sigurisë, ditën e nesërme.
Shtrirja e aktivitetit të tyre ishte e ndarë në 11 zona të ndryshme duke përfshirë këtu 28 lagje.
Anëtarët e grupeve ndaheshin në nëngrupe të vogla me 2, 3 apo 4 anëtarë. Numri më i lartë, me 4 anëtare ishte në zonën e Bllokut dhe të Kombinatit dhe Yzberishtit.
Një ditë më parë, policia e Tiranës njoftoi arrestimin e 20 personave dhe shpalljen në kërkim të 4 të tjerëve. Bëhej fjalë për 2 grupe që shisnin droga të llojeve të ndryshme të cilët u vunë në pranga pas 3 muaj hetimesh. Që policia të mos binte në gjurmët e policisë ata komunikonin me kode dhe përdornin transport publik.
Lini një Përgjigje