TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Mars 2023, 10:37

“Tapë” në timon, arrestohet 42-vjeçari në Lushnjë; rrezikoi jetën e efektivëve

Shkruar nga Pamfleti
“Tapë” në timon, arrestohet 42-vjeçari në

Një 42-vjeçar është arrestuar në Lushnjë. 42-vjeçari ka qenë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe nuk i ka ndaluar policisë, por është larguar me shpejtësi duke u rrezikuar jetën atyre.

Policia i ka kërkuar 42-vjeçarit, V. K., që të ndalojë në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, por ai është larguar. Pas ndjekjes ai është kapur në fshatin Thanasaj, Lushnjë.

Pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se ai e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por shtoi shpejtësinë, duke u rrezikuar atyre jetën, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 42 vjeç, banues në Peqin, pasi gjatë natës, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, duke drejtuar automjetin, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi, duke u rrezikuar atyre jetën.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale dhe ndjekjes nga shërbimet e Policisë, 42-vjeçari është kapur në fshatin Thanasaj, Lushnjë. Pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se shtetasi V. K. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.”- njofton policia.

Lini një Përgjigje