TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Gusht 2024, 11:12

Parandalohet krimi në Lushnje, arrestohet 44-vjeçari që kërcënoi me armë bashkëshorten në prani të fëmijës

Shkruar nga Pamfleti

Parandalohet krimi në Lushnje, arrestohet 44-vjeçari që

Një 44-vjeçar në Lushnjë ka rënë në pranga pasi kërcënoi bashkëshorten e tij me armë zjarri. 

Sipas policisë, B. H., dyshohet se e ka kërcënuar bashkëshorten në prani të fëmijës së tyre të mitur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kanoste bashkëshorten, me armë zjarri, menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale.

Arma e zjarrit tip pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Lini një Përgjigje