
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një kantier në ndërtim në Tiranë.
Sipas Policisë shpërthimi ishte i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.
'Më datë 01.08.2024, rreth orës 01:15, në rrugën "Reshit Çollaku", në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.
Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.', njofton policia.
Vendosja e lëndës plasëse në kantier, dyshohet të ketë ardhur për shkak të një konflikti pronësie.
Mësohet se pronarët e tokës kanë pasur disa pretendime me ndërtuesin e pallatit.
Dyshohet se pronarët kanë hedhur molotov, për shkak të konflikteve të vazhdueshme. Policia ka shoqëruar 6 persona për t’i marë në pyetje dhe më pas i ka lënë të lirë.
Uniformat blu nën drejtimin e grupit hetimor po verifikon kamerat për të identifikuar autorin.
Lini një Përgjigje