TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shtator 2023, 11:42

Pacienti humbi jetën nga përplasja e ambulancës me një kamion në Lushnjë, arrestohen dy shoferët

Shkruar nga Pamfleti

Pacienti humbi jetën nga përplasja e ambulancës me një

Policia e Lushnjës ka arrestuar dy shoferët pas aksidentit të djeshëm. Një kamion përplasi ambulancën ku për pasojë humbi jetën pacienti Dashamir Koçaj, 77 vjeç, i cili po transportohej për në Tiranë.

Nga përplasja u lënduan shoferi i ambulancës, infermieri dhe vajzat e 77-vjeçarit që ndërroi jetë.

"Sipas burimeve zyrtare, në vijim të veprimeve procedurale të kryera për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, me pasojë vdekjen e një pacienti që po transportohej me autoambulancë, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan 2 drejtuesit e automjeteve (kamion dhe autoambulancë) të përfshirë në këtë aksident, shtetasit L. Gj., 31 vjeç dhe F. R., 54 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Po ashtu nga përplasja janë dëmtuar shoferi i ambulancës, infermieri dhe vajzat e pacientit që ndërroi jetë", njoftoi policia.

ambulance kamion arrestim

Lini një Përgjigje