TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shtator 2023, 10:51

Dyshohet se do vrisnin një person, dalin pamjet e arrestimit të 6 anëtarëve të grupit kriminal në Vlorë; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se do vrisnin një person, dalin pamjet e arrestimit të 6

Policia ka dhënë detaje të reja sa i takon aksionit blic të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Vlorë ku u arrestuan 6 persona. Policia sqaron se ka sekuestruar 2 pistoleta, fishekë, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë.

Mësohet se 6 të arrestuarit janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Në pranga kanë rënë Satilno Basho, Mariglen Aliaj, Bruno Shehu, Mehmet Hoxhaj, Beraldo Xhindi dhe Kevin Metaj.

"Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Policia e Vlorës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, vënien në pranga të shtetasve të rrezikshëm për komunitetin, pjesëtarë të grupeve kriminale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë siguruar informacion për 2 shtetas që qendronin të armatosur, në një lokal në Vlorë, të cilët mund të kryenin ngjarje të rëndë kriminale, kundër personit. Në bazë të këtyre informacioneve, në bashkëpunim me Forcat Speciale “RENEA”, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar "Obelisk", si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

-S. B., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit";

-M. A., 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit";

-B. Sh., 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit";

-M. H., 27 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit";

-B. Xh., 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit";

-K. M., 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Këta shtetas, pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm dhe me precedentë të mëparshëm kriminal, në fushën e krimeve të rënda kundër personit, u kapën në flagrancë, në ambientet e një lokali, në lagjen “Lef Sallata”. Gjatë kontrolleve fizike dhe në këtë lokal, shërbimet e Policisë iu gjetën shtetasve S. B. dhe M. A., dy armë zjarri pistoleta (“Glock” dhe “TT”), me fishekë në fole, të gatshme për qitje. Armët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 automjete që posedonin shtetasit e arrestuar, 2600 euro dhe 8 celularë.

Ndërkaq, 4 shtetasit e tjerë të arrestuar, dyshohet se kanë patur dijeni për 2 shtetasit e armatosur dhe nuk kanë kallëzuar krimin."-njofton policia.

Lini një Përgjigje