TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Maj 2024, 18:47

Operacioni i SPAK/ Shefi i stërvitjes së RENEA-s lidhje me krimin, si u kap me 113 mijë euro në makinë dhe favoret ndaj bandave

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK/ Shefi i stërvitjes së RENEA-s lidhje me krimin, si

Policia ka nisur sot një operacion të gjerë në vend për të goditur krimin e organizuar dhe mes emrave që janë lëshuar urdhër-arreste janë zyrtarë policie. Mes tyre është një personazh i njohur. Bëhet fjalë për Altin Morinën, i cili u arrestua më 14 mars 2023 pasi iu gjeten 113 mijë euro në makinë.

Një muaj pas arrestimit, më 16 prill prokuroria verifikoi se deklarata që ai bëri për hetuesit se paratë i kishte marre borxh nga një biznesmen për çështje familjare ka rezultuar e vërtetë.

Kështu ai u lirua nga qelia dhe ndaj tij u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Para se t’i vendoseshin prangat më 14 mars, ai ndodhej në mjetin e tij me një punonjës të lartë të një agjencie ligjzbatuese në vend me të cilin u nda te Kodra e Diellit.

Morina dyshohet të jetë i përfshirë në trafikun e heroinës dhe kokainës kryesisht në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.

Roli i tij ishte ishte të mbronte pikërisht trafikantët e drogave të forta.

Madje një ditë para arrestimit më 14 mars ai ndodhej në Elbasan ku dyshohet se dorëzoi një shumë parash. Dyshohet gjithashtu se Morina kishte lidhje edhe me Kreshnik Halilajn.

Ky i fundit u arrestua para disa kohësh për arsenal armësh dhe kokainë. Ishte efektivi i RENEA-s ai që e ndihmoi Halilajn që të shpëtonte nga burgu. Morina fshehu provat, konkretisht 250 gram kokainë që u gjetën në banesën e Halilajt e raportoi si miell.

Altin Morina e nisi karrierën në polici në vitin 2006 në Komisariatin nr 3 në sektorin e krimeve. Në 2010 ka kaluar te Kontrolli i Brendshëm dhe më pas tek RENEA. Në vitin 2015, ka qenë edhe tek FNSH.

Po në 2015-ën punonte si bodigard në një lokal nate.

Në atë kohë është përjashtuar nga policia, pasi u përfshi në një konflikt.

Me vendim gjykate, ai u rikthye në polici.

Ka punuar edhe në drejtorinë e Antiterrorit në 2019, ndërsa në 2021 ka qenë shef komisariati në Mallakastër.

Së fundmi, në 2022 kaloi si shef stërvitje në RENEA.

Lini një Përgjigje