TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Maj 2024, 18:42

Dashuronte vajzën greke, familjarët e saj rrëmbejnë dhe dhunojnë barbarisht adoleshentin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Dashuronte vajzën greke, familjarët e saj rrëmbejnë dhe
Një 17-vjeçar shqiptar është rrëmbyer dhe është dhunuar në Spartë të Greqisë.

17-vjeçari  është rrëmbyer nga të afërmit e të dashurës së tij dhe më pas është rrahur për rreth tre orë.

Sipas mediave greke, babai i të miturit ka deklaruar se djali i tij ka pasur një flirt me një shoqe klase, por prindërit e saj kanë qenë kundër kësaj marrëdhënieje, kjo për shkak të origjinës së tij shqiptare. 

Sipas asaj që ka thënë babai i 17-vjeçarit, i mituri ka marrë një telefonatë nga vëllai i vajzës dhe ka shkuar për ta takuar atë.

Aty ai është sulmuar ashpër nga dy persona, të cilët më pas e kanë kapur dhe e kanë futur në bagazhin e një makine, dhe më pas e kanë rrahur, shkruajnë mediat greke.

Adoleshenti është dërguar në spital, ku është shtruar prej disa ditësh, ndërsa ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

Gjithashtu si pasojë e plagëve të marra nga goditjet, ai ka humbur dëgjimin në veshin e majtë.

Sipas mediave greke, babai i vajzës, i cili disa vite më parë kishte vrarë nënën e tij në Dyros, tani është arrestuar së bashku me djalin e tij dhe një person tjetër për rrëmbimin dhe rrahjen e 17-vjeçarit.

adoleshenti dhunohet greqi

Lini një Përgjigje