TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Qershor 2025, 14:50

Operacioni “Flakë në Det”/ SPAK lexon pretencën, kërkon 169 vite burg për 'baronin' e drogës dhe grupin e tij

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni “Flakë në Det”/ SPAK lexon pretencën,

SPAK lexon pretencën për operacionin “Flakë në det”.

SPAK ka lexuar pretencën për operacionin “flakë në det”. 

Prokuroria e Posaçme kërkon që anëtarët e grupit të trafikimit të lëndëve narkotike të shpallen fajtorë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Mësohet se në seancën e radhës, datë 27 qeshor ora 11:30, do të zhvillohet mbrojta e të pandehurve. Bëhet fjalë për një grup të mirëorganizuar, të cilët transportonin lëndën narkotike nga Patoku në drejtim të vendeve të tjera të BE-së.

Dy shtetasit e huaj kur pikasën policinë i vendosën flakën dhe tentuan të largohen me një varkë të vogël. Sipas hetimeve të SPAK dyshohej që veliera të kishte një sasi shumë të madhe droge.

Më poshtë lista me emrat e anëtarëve të grupit dhe dënimi që kërkohet për ata:

Arlind Isamailukaj 15 vite burg me gjykim të shkurtuar më 10 vite burg

Gëzim Çela 16 vite burg / 10 vite e 8 muaj burg

Nerim Çela 14 vite burg / 9 vite e 4 muaj burg

Armando Mema 12 vite burg / 8 vite burg

Dritan Mataj 12 vite burg / 8 vite burg

Arben Dalipaj 14 vite burg/ 9 vite e 4 muaj burg

Besnik Brokeri 12 vite burg / 8 vite burg

Alket alis Dritan Deda 12 vite burg / 8 vite burg

Selami Lushka 12 vite burg / 8 vite burg

Kyrylo Ponomarego 13 vite burg/ 8 e 4 muaj vite burg

Ksenofon Bodo 12 vite burg / 8 vite burg

Armando Papa 12 vite burg / 8 vite burg

Kostiantyn Biellon 12 vite burg / 8 vite burg

Në seancën e radhës do të zhvillohet mbrojta e të pandehurve. Seanca e ardhshme do të zhvillohet datë 27 qeshor ora 11:30

Lini një Përgjigje