
Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë u zhvillua masa e sigurisë për policët e Kapshticës të arrestuar nga Agjencia e mbikëqyrjes Policore si dhe për autorin, i cili u kap duke transportuar me automjetin e tij 6 kilogramë heroinë.
Gjykata në përfundim të seancës vendosi vleftësim si të paligjshëm të arrestimit të policëve si dhe pezullim nga detyra për:-
1.N/komisar Ylli Dushku me detyrë Përgjegjës Turni në PKK Kapshticë
2.Inspektor Franc Bylyku me detyrë N/specialist kontrollor në PKK Kapshticë
3.Inspektor Lirim Hymetllari me detyrë Trupë shërbimi në PKK Kapshticë
4.Inspektor Denion Myteberi me detyrë Trupë shërbimi kontroll vija e dytë në PKK Kapshticë
Ndërsa për drejtuesin e mjetit gjykata vendosi masën arrest me burg.
Seanca zgjati 4 orë e 20 minuta. Tre inspektorët dhe nënkomisari u arrestuan 3 ditë më parë nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, pasi dyshohet se kishin lejuar të kalonte një mjet në Pikën e Kapshticës, e cila po transportonte 6 kg heroinë të ndarë në pako.
Sakaq, drejtuesi i mjetit që shpërndante drogën u la në burg.
Lini një Përgjigje