TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Korrik 2024, 14:30

Nën masa të rrepta sigurie nga RENEA, detaje nga ekstradimi i Laert Haxhiut

Shkruar nga Pamfleti
Nën masa të rrepta sigurie nga RENEA, detaje nga ekstradimi i Laert
Laert Haxhiu

Laert Haxhiu është ekstraduar ditën e sotme në Shqipëri, pas një viti nga arrestimi i tij në Janinë me dokumente gjeorgjiane. Haxhiu bëri disa tentativa për t’i shpëtuar vendimit për ekstradimin e tij.

"Ekstradohet drejt Shqipërisë, i shumëkërkuari me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, Laert Haxhiu.

32-vjeçari, i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë veprash penale : “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ekstradimi i tij është kryer falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës.

32-vjeçari është sjellë në Kakavije, në masa të larta sigurie, nga Policia greke dhe është marrë në dorëzim në Kakavije, nga Forcat Speciale “RENEA”.

Haxhiu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Lushnjës, në vitin 2017, e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur ne tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shtetasi Laert Haxhiu, më datë 25.09.2016, ka plagosur me armë zjarri shtetasit Xh. Sh. dhe S. Xh.;

Po ashtu Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2020, e ka denuar me burgim të perjetshëm, per veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje