TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Korrik 2024, 11:35

Në kërkim për trafik droge, arrestohet në një lokal afër SPAK, Islam Sefa (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim për trafik droge, arrestohet në një lokal

Islam Sefa, i shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike është vënë në pranga.

Arrestimi i tij u krye në një lokal rreth 100 metra larg godinës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Sipas informacioneve Sefa do të takohej në atë lokal me një avokat.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije se prej disa javësh ndaj Sefës kishte një masë sigurie në mungesë, ndërsa mesditën e djeshme ai është lokalizuar në një bar kafe përballë Prokurorisë së Posaçme.

Vëllai i tij, Bujar Sefa u dënua vetëm dy ditë më parë me 10 vite burg nga GJKKO, ndërsa Islam Sefa është dënuar me 9 vjet e 9 muaj në Itali.

 

spak trafik droge islam sefa

Lini një Përgjigje