
Një shtëpi është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotme në Tiranë. Banesa e cila ndodhet në Allias është përfshirë nga zjarri dhe për pasojë janë lënduar lehët dy fëmijë të vegjël.
“Më datë 28.11.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në Allias, ka rënë zjarr në banesën e shtetases dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë (me djegie të lehta në dorë), dy fëmijët e saj të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, po punohet për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Lini një Përgjigje