TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Nëntor 2024, 14:48

U kapën me më shumë se 3 kg drogë në makinë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

U kapën me më shumë se 3 kg drogë në makinë,

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi iu gjetën lëndë narkotike në makinë.

Blutë njoftojnë se shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Babrru, dy të rinjtë, konkretisht M. B., 30 vjeç, dhe S. R., 23 vjeç. Gjatë kontrollit të automjetit të shtetasit M. B., gjetën lëndën e dyshuar narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

"Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Zalli”. Sekuestrohen rreth 3 kg e 100 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, arrestohen dy shtetas.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Zalli”.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit M. B., 30 vjeç, dhe S. R., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Babrru, dy shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit të automjetit të shtetasit M. B., gjetën lëndën e dyshuar narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë", njofton policia.

Lini një Përgjigje