TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Janar 2024, 18:31

Megaprocesi “Sky ECC” në Belgjikë, dëshmojnë 3 shqiptarë të tjerë të akuzuar për përfshirje në tregtinë e drogës

Shkruar nga Pamfleti

Megaprocesi “Sky ECC” në Belgjikë, dëshmojnë 3

Seanca e radhës e megaprocesit “Sky ECC” është mbajtur sot në Belgjikë me 124 të pamdehur, mes të cilëve është edhe vlonjati Eridan Munoz Guerrero, i akuzuar për trafik kokaine nga Amerika Latine dhe kultivim kanabisi. Midis nëntë të pandehurve përpara gjykatës penale të Brukselit, u shfaqen tre persona për rolin e tyre të dyshuar si “kopshtarë” në një plantacion kanabisi.

I pari, Murat E., dyshohet se është një nga drejtuesit e organizatës kriminale që qëndron pas këtij trafiku droge. Ai kundërshtoi akuzat kundër tij, por pranoi se ishte përdorues i tre telefonave të pajisur me softuer komunikimi të koduar “Sky ECC”. “Në kafenetë ku punoja në Holandë, ishte e zakonshme,” tha ai. I pandehuri ka shpjeguar se aty kishte marrë pjesë në mirëmbajtjen e një plantacioni dhe prodhimin e kanabisi. Midis fqinjëve tanë holandezë, është e ligjshme që të ketë deri në pesë bimë kanabisi.

I dyshuari i dytë, Leonard Z., dyshohet se mbante bimë kanabisi si pjesë e trafikut dhe u arrestua në tetor 2022, katër ditë pas mbërritjes së tij në Belgjikë. Burri pranoi se misioni i tij konsistonte në ujitjen e bimëve, por mohoi të ishte pronar i GSM Pixel (i njohur si veçanërisht i sigurt dhe si rrjedhim i popullarizuar në qarqet kriminale) i gjetur në xhepin e tij gjatë arrestimit të tij.

Artjol M. u arrestua një muaj e gjysmë pas mbërritjes në Belgjikë. Numri i tij i telefonit i ishte caktuar në plantacionin e kanabisit, sipas të pandehurit. Ky numër figuronte në emrin e Gentian S., po ashtu i akuzuar në këtë çështje. I pyetur në lidhje me fotografitë të gjetura në celularin e tij që tregonin një kafene të vendosur në Schaerbeek, i pandehuri shpjegoi se kjo ishte pika e mbërritjes në Belgjikë për të cilën ishte informuar kur u largua nga Shqipëria. Ky lokacion del rregullisht në këtë rast, gjë e cila ka habitur kryetarin e gjykatës.

belgjikë sky ecc

Lini një Përgjigje