TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Maj 2025, 09:29

Megaoperacioni Shqipëri-Itali me 52 të arrestuar, masë sigurie edhe për avokatin Armand Tragaj në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Megaoperacioni Shqipëri-Itali me 52 të arrestuar, masë sigurie

Një megaoperacion kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës është zhvilluar midis Italisë dhe Shqipërisë.

Në total janë lëshuar 52 urdhër-arrreste në disa qytete, përfshi Durrës, Vlorë, Fier, etj. Në operacion po marrin pjesë agjentë të BKH-së, policisë dhe antimafias italiane.

Sipas burimeve janë përfshirë avokatë, biznesmenë, policë, zyrtarë si dhe personazhe të botës së krimit. Ndërkohë, mësohet se deri tani janë arrestuar tre persona në Fier, Vlorë dhe Durrës.

Bëhet me dije se, një urdhër arrest është lëshuar edhe për një avokat në Durrës Armand Tragaj, për një ish punonjës policie, një person të identifikuar si Orges Molla dhe Hasan Neerjaku, i arrestuar në Itali.

Të arrestuarit akuzohen, në shkallë të ndryshme, për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të narkotikëve, pastrim parash dhe shpërdorim të detyrës.

Në Shqipëri operacioni është kryer në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier.

Siç bëhet me dije nga burimet pranë prokurorisë së posaçme ky hetim që është finalizuar me masa sigurie të aprovuara nga gjykata e posaçme është vazhdim i dy dosjeve të mëparshme në fushën e narkotrafiokut.

Detaje të mëtejshme mbi operacionin do të ofrohen gjatë një konference për shtyp online në orën 10:30 të mëngjesit, në të cilën do të marrin pjesë Altin Dumani – Prokuror i Posaçëm për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar të Tiranës, Roberto ROSSI – Prokuror Publik i Barit, Prokurori i Përgjithshëm Michele Carbone – Drejtor i DIA-s dhe Gianluca Forlani – Anëtar për Italinë i Eurojust.

Lini një Përgjigje