TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Maj 2025, 09:29

Megaoperacioni antidrogë Shqipëri-Itali, arrestohet pronari i agjencisë së udhëtimit “Ligori Travel”

Shkruar nga Pamfleti

Megaoperacioni antidrogë Shqipëri-Itali, arrestohet pronari

Në kuadër të operacionit të përbashkët Shqipëri-Itali është ndaluar edhe Ligor Çombashi, pronar i agjencisë së udhëtimit “Ligori Travel”.

Që në orët e para të mëngjesit është në zhvillim një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, i udhëhequr nga Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit dhe autoritetet shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertit për Sigurinë në Tiranë dhe Policisë Shqiptare, me urdhër të Drejtorisë së Distriktit Antimafia të Barit dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, nën koordinimin e Eurojust-it (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

Janë lëshuar 52 urdhër-arrreste në disa qytete, përfshi Durrës, Vlorë, Fier, etj. Në operacion po marrin pjesë agjentë të BKH-së, policisë dhe antimafias italiane.

Sipas disa burimeve janë përfshirë avokatë, biznesmenë, policë, zyrtarë si dhe personazhe të botës së krimit. Ndërkohë, mësohet se deri tani janë arrestuar tre persona në Fier, Vlorë dhe Durrës. Burimet thonë se është lëshuar urdhërarrest për Ervis Doçin, i njohur në Durrës si Visi i Pojës. Si edhe administratorin e një kompanie udhëtimi, Ligor Çombashi. Po ashtu urdhër arreste është dhënë edhe për një avokat në Durrës Armand Tragaj, për një ish punonjës policie si dhe për një person të identifikuar si Orges Molla.

Lini një Përgjigje