TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Korrik 2024, 12:00

Megaoperacioni në tre qytete, zbardhen emrat ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhërarrest; masë sigurie edhe për Talo Çelën

Shkruar nga Pamfleti
Megaoperacioni në tre qytete, zbardhen emrat ndaj të cilëve SPAK
Megaoperacioni i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer një megaoperacion në tre qytete të vendit pasi janë firmosur disa urdhërarreste pas deklarimeve të të penduarve të drejtësisë, si dhe bazuar në komunikimet në Sky Ecc.

Operacioni është vazhdim i “Plumbit të Artë”, pasi janë zbardhur disa vrasje të ndodhura në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Elbasanin. Ndërkohë mes personave që janë firmosur urdhërarreste, ka edhe efektivë të policisë dhe ish-zyrtarë të drejtësisë.

Masë sigurie është lëshuar edhe për të shumëkërkuarin Talo Çela.

Emrat ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhërarrest: 

Talo Çela,

Armis Stafa,

Maksim Koci,

Erzen Çopja,

Franc Çopja,

Hajdar Bako alias Çopja,

Mikael Qosja,

Maetin Musaj,

Guri Biba,

Pajtime Fetahu,

Renato Masuku,

Leonardo Rragami,

Altin Kamami,

Rexhino Doci,

Arben Lamcja,

Arsen Mema,

Eljo Bitri,

Leam Rragami,

Elvis Daka alias Dragoviç,

Dorjan Dyli,

Matilda Hoxholli,

Denada Todi,

Flobenc Mecja

Po ashtu raportohet se masë sigurie është lëshuar edhe për dy oficerë policie.

Talo Çela një emër i bujshëm i krimit në vend, është i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Çela është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të dy vëllezërve Haxhia në Durrës.Më herët u raportua se po në kuadër të këtij megaoperacioni eshte leshuar arrest shtepie per ish gjytetaren Pajtime Fetahu dhe zv.drejtorin e burgut të Bradasheshit, Martin Musaj.

Deri më tani nuk dihen detaje nga aksioni në fjalë si dhe se sa persona janë arrestuar. Pas rrëfimit të Nuredin Dumanit, u zbuluan një seri krimesh të rënda të botës së nëndheshme të botës kriminale. Ndërkohë përgjimet nga aplikacioni Sky ECC nxorën zbuluar disa krime./ Pamfleti

talo Çela spak

Lini një Përgjigje