
Ky është Glerad Gusholli, i arrestuar nga policiapër dhunimin dhe mbajtjen peng për 1 javë rresht të 28 vjeçares e cila ka kërkuar që dhunuesi të burgoset për tentativë vrasje. Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur si pasojë e xhelozisë së Gleard Gusholli i cili ishte i lidhur me 28 vjeçaren dhe dyshonte se kjo e fundit e tradhëtonte.
Gjatë dëshmisë së saj, e dhunuara ka deklaruar se autori e kishte detyruar të konsumonte kokainë.
“Gleardin e njoha në spital në Gjermani ku punoja si infermiere. Duke qenë se nuk dinte gjuhën më caktuan mua të kujdesesha për të. Kështu nisi njohja jonë. Më pas filluam bashkëjetesën në një banesë pranë banesës së prindërve të mi. Ai u arrestua në Austri dhe pas burgut u kthye në Tiranë. Ne nisëm të komunikonim sërish dhe unë lashë gjithçka dhe erdha në Tiranë.Në momentin që erdhëm këtu u bë obsesiv dhe kontrollonte gjithçka timen. Vendosi të më mbante peng në banesë dhe më ka dhunuar në mënyrë barbare.
Më ka goditur me këmbë të karriges, më ka kërcënuar me thikë, më ka shantazhuar se do bënte disa video që ai nën dhunë dhe presion kishte filmuar ndërsa isha në dush. Kam tentuar të hidhem dhe nga kati i pestë. Ai më tha që dua që të vuash, jo të vetëvritesh”, tha vajza në dëshminë e saj.
Lini një Përgjigje