TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Gusht 2023, 16:13

Masakruan me thikë 32-vjeçaren tek Ura e Dajlanit, publikohen fotot e dy autorëve

Shkruar nga Pamfleti
Masakruan me thikë 32-vjeçaren tek Ura e Dajlanit, publikohen fotot
Dy autorët dhe 32-vjeçarja

Publikohen fotot e Aldo Brahimit dhe Ylli Grabovarit të cilët u arrestuan nga policia e Durrësit si autorë të vrasjes së Luljeta Prezës, e cila u gjet ditën e djeshme poshtë urës së Dajlanit.

Sipas policisë këto dy shtetas së bashku edhe me tre vajza të tjera mes tyre dhe një 15-vjeçare kanë qenë duke konsumuar lëndë narkotikë poshtë urës së Dajlanit. Në një moment janë konfliktuar dhe e kanë goditur fillimisht më grushte 32-vjecarën dhe më pas me thike në pjesën e brinjëve.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur nën efektin e lëndëve narkotike, ku Aldo Brahimi dhe Ylli Gabovari kanë goditur 32-vjeçaren, Luljeta Preza në tentativë për t’i marrë Lekët. Si pasojë e plagëve e reja gjeti vdekjen në vend, aty ku dhe u konstatua e pajetë nga policia rreth 9 orë pas vrasjes.

Ura e Dajlanit ishte dhe vendi ku jetonte 32-vjeçarja, që u godit barbarisht me thikë. Gruaja nga Sukthi mësohet se ishte punonjëse seksi.

foto autorëve 32-vjeçarja

Lini një Përgjigje