TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Maj 2025, 16:07

Kthyen qendrën e masazhit në vatër prostitucioni, shpallet në kërkim 28-vjeçarja; ndiqet penalisht pronari

Shkruar nga Pamfleti

Kthyen qendrën e masazhit në vatër prostitucioni, shpallet

Një tjetër fole prostitucioni e kamufluar pas qendrave të masazhit është zbuluar në kryeqytet. Policia e Tiranës ka marrë nën hetim pronarin dhe një nga vajzat e këtij subjekti, teksa shpalli në kërkim një tjetër punonjëse.

Emisioni “Tak-Fak” i “News 24” zbuloi një rast prostitucioni, në qendrat e masazheve ku ofrojnë edhe shërbime seksuale kundrejt pagesës. 

35-vjeçari me inicialet G.SH dhe punonjësja 37-vjeçarja me inicialet E.C po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa 28-vjeçarja M.K është shpallur në kërkim (punonjëse). 2 vajzat ushtronin prostitucion në një qendër masazhi në Tiranë.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme njoftuan sot (27 maj) se "referuan materialet në Prokurori pas hetimeve dhe konsultimit me organin e akuzës, me hetim në gjendje të lirë ndaj G. Sh., 35 vjeç dhe E. C., 37 vjeçe. Kurse në kërkim u shpall M. K., 28 vjeçe".

Hetimet nisën bazuar nga pamjet e transmetuara në një emision në lidhje me qendrën e masazhit në pronësi të 35-vjeçarit G.Sh., ku pretendohej se ushtronin prostitucion 2 vajzat nën hetim.

Policia e kryeqytetit bëri me dije se “po punohet për kapjen e 28-vjeçares, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje