
Një 56-vjeçar u plagos ditën e djeshme në vendin e punës, në pusin e naftës në Selenicë të Vlorës.
Pas ngjarjes së djeshme, policia ka nisur hetimet dhe shoqërimin e personave, marrjen në pyetje dhe referimin e rastit në organin e akuzës për përgjegjësin e firmës mirëmbajtëse të pusit.
Përgjegjësi i firmës së pusit të naftës në fshatin Kocul është proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Referuam materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për A. C., 56 vjeç, me detyrë përgjegjës në firmën e mirëmbajtjes së pusit të naftës në fshatin Kocul, pasi është dëmtuar në dorë gjatë punës, G. M., 56 vjeç, banues në Vlorë”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje