TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Mars 2023, 09:47

Kërcënoi me armë familjarit e tij, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënoi me armë familjarit e tij, arrestohet 41-vjeçari

Një krim brenda familjes është parandaluar në Tiranë. Në pranga ka rënë 41 vjeçari Julian Xhima, banues në Kombinat.

Ky i fundit me një kallashnikov, ka kërcënuar familjarët e tij në lagjen “Misto Mame” pas një konflikti për motive të dobëta.

Në kuadër të provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit “kallashnikov” me të cilën 41 vjeçari, Xhima, kërcënoi familjarët e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte kanosur me armë zjarri, familjarët e tij, në lagjen “Misto Mame”, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Afternoon”.  Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:  J. Xh., 41 vjeç, banues në Kombinat. Shtetasi J. Xh., mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri (kallashnikov), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në një njoftim të policisë së Tiranës.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

krim brenda familjes arrestohet 41-vjeçari në tiranë

Lini një Përgjigje