TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Mars 2023, 07:14

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, humb jetën shoferi; plagoset pasagjeri

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, humb jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar orët e para të mëngjesit në Fushë-Krujë e për pasojë ka ndërruar jetë 50-vjeçari Luan Dukaj.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 në aksin Fushë Krujë-Milot. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga ku është përplasur me mbrojtëset anësore. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një prej pasagjerëve, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe pasagjerët e tjerë, si edhe drejtuesi i mjetit. Mjeti tip 'Benz' me të cilin po udhëtonin rezulton në pronësi të Juljan Kaxhi Kocja.

Shkak i shpejtësisë dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave, por grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut.

Lini një Përgjigje