
Erind Mrruku i arrestuar sot nga policia e Tiranës në Kamëz me pistoletë me fishek gati për qitje, ka qenë i dënuar 13 vite më parë për vrasje me dashje. Erind Mrruku ka vrarë në 2010 Fabian Nikajn.
Nikaj u ekzekutua në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë vetëm pak metra larg komisariatit të policisë.
Të rinjtë kishin qenë duke diskutuar me tone të larta në një nga lokalet e Shëngjinit ndërsa molla e sherrit dyshohet se ka qenë një vajzë.
Më pas Erind Mrruku i cili dyshohet të ketë qenë i shoqëruar edhe nga disa djem të tjerë, ka ndjekur Nikajn me makinë deri në qytetin e Lezhës ku dhe e ka qëlluar me armë zjarri. Erind Mrruku u vetëdorëzua vetë në polici.
Burime nga policia thonë se Erind Mrruku dyshohet si anëtarë i një grupi kriminal që vepron në Tiranë. Pasi u mor në pyetje, ai nuk ka pranuar të japë deklarime. Për shkak se arma ishte me fishek gati për qitje, policia dyshon se mund ta përdorte në ndonjë ngjarje.
Lini një Përgjigje