Pavarësisht “dorës së hekurt” të SPAK gjatë muajve të nxehtë të verës, prokuroria ka ende dosje të mëdha në dorë.
Gazetarja Anila Hoxha tha se SPAK mund të kishte vepruar më herët, sidomos për çështjen e inceneratorëve dhe zyrtarëve të lartë të përfshirë në të. Sipas saj, SPAK ka vepruar me dy standarde për funksionarët e lartë dhe për njerëzit e drejtësisë.
“Të parët që ngritën zërin të dy inceneratorve, ishin të pandehurit. Ata thoshin se bëhet fjalë për njëjtat fakte, të njëjtë gjë tha dhe Lefter koka gjatë javës së kaluar.
Ata thoshin ka fakte të njëjta dhe nuk mundet të shpallet sikurse ndodhi në rezultat. Kërkesa e SPAK dorëzuar gjykatës së posaçme anti korrupsion se sa vite kërkon për secilin. Në rast se do ishin dosjet e bashkuara, Lefter Koka nuk do kishte në ngarkim të tij dy pretenca me nga 10 vite, pavarësisht se aplikohet gjykimi i shkurtuara, pra do kishte vetëm një pretencë.
Nuk është kot postulati “drejtësi e mohuar, drejtësi e mohuar”. Pa gjykuar dhe pa bërë prokurorin e prokurorisë, SPAK nuk ka vepruar me shpejtësinë e duhur dhe për këtë jemi të gjithë dakord sepse denoncimi u bë publik ku zyrtarët e lartë udhëtonin dhe paguheshin për qëndrimet e tyre luksoze. Kuptohej fare qartë se ishte bërë në kushtet e ndikimit monetar dhe sesi ishte blerë për këto veprime. E njëjta prokurori e posaçme antikorrupsion nuk mbajti të njëjtin standard për njerëzit e drejtësisë që u shpallën fajtorë vetëm duke kërkuar sistemin TIMS. E di sa minuta kërkon të këqyret sistemin TIMS, asnjë minutë. Kërkohet emri atësi, vendlindje dhe dalin të gjitha hyrje-daljet. SPAK e bëri vetëm pasi u rrit presioni publik, ndoshta mund të ishte harruar.”-tha gazetarja Anila Hoxha.
Lini një Përgjigje