TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Maj 2024, 11:40

Kancelarinë e ktheu në bazë falsifikimi/ Sqaron gjykata e Korçës: Zheni Leli, specialist në zyrën e Shërbimit Pogradec

Shkruar nga Pamfleti

Kancelarinë e ktheu në bazë falsifikimi/ Sqaron gjykata e
Përmes një njoftimi për median Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë sqaroi pozicionin e Zheni Lelit, i cili u arrestua ditën e sotme.

“Nga informacionet paraprake në media, jeni vënë në dijeni për arrestimin e shtetasit me inicialet Zh.L, ku sipas këtyre mediave ky shtetas ushtron funksionin Shef i IT apo Specialist IT në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. 


Ju sqarojmë se shtetasi i lartpërmendur është pjesë e strukturës organike të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë me funksion Specialist pranë Zyrës së Shërbimit Pogradec, dhe jo në pozicionet e përmendura në media”, thuhen në njoftimin zyrtar të Gjykatës së Korçës.

Kujtojmë se shtetasi Zheni Leli u arrestua, pasi akuzohet se kishte ngritur bazën e prodhimit të dokumenteve të falsifikuara me qëllim kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të paligjshme.

Sipas hetimeve rezulton se Zheni Loli është njëri nga hallkat e rrjetit që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, por jo vetëm dhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion.

Gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës ka firmosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për Zheni Lolin nën akuzë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Lini një Përgjigje