TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Maj 2024, 10:55

Policia mësyn te banesat e Avdylajve dhe Fatmir Troplinit, “Miri i Pojes” i përfshirë në atentatin ndaj Preng Gjinit

Shkruar nga Pamfleti

Policia mësyn te banesat e Avdylajve dhe Fatmir Troplinit, “Miri i

Policia ka zbarkuar te banesat e Avdylajve në kuadër të aksionit të nisur nga SPAK.

Ndaj dy vëllezërve të botës së krimit në Shqipëri, Astrit dhe Altin Avdylaj, janë lëshuar urdhër arreste  pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve “Sky” që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.

Astrit Avdylaj, me nofkën Niçja, njihet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj. Në listë është dhe nipi i tyre Aldo Avdylaj. Astrit dhe Aldo Avdylaj, kishin në plan që të vrisnin Durim Bamin.

Mësohet se ka pasur kontrolle dhe te banesa e Fatmir Troplinit (Miri i Pojes) i shpallur në kërkim nga policia. Ai akuzohet si i përfshirë në hartimin e planit për vrasjen e Preng Gjinit. Ky i fundit i mbijetoi atentatit me tritol. Po ashtu ka pasur kontrolle dhe te personazhi tjetër i njohur si Visi i Pojes, për të cilin nuk ka urdhër-arresti.

 

Lini një Përgjigje