TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Maj 2024, 11:33

Operacioni i SPAK/ Arrestohet për herë të dytë në Belgjikë Leonard Duka, rivali i Ervis Martinajt

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni i SPAK/ Arrestohet për herë të dytë në
Malko, Martinaj dhe Duka

Duka është arrestuar edhe një vit më parë, por gjykata belge më vonë i ka caktuar masë më të butë sigurie. Tani u ndalua për herë të dytë.

Arrestohet për herë të dytë në Belgjikë Leonard Duka.

Duka u vu në pranga në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga SPAK një ditë më parë. Arrestimi i tij u bë i mundur pas shkëmbimit të informacionit mes policisë shqiptare dhe asaj belge, për të cilin SPAK kërkoi masë sigurimi.

Ai është arrestuar edhe një vit më parë, por gjykata belge më vonë i ka caktuar masë më të butë sigurie. Tani u ndalua për herë të dytë.

Leonard Duka njihet si kreu i ‘Klanit Duka’, grupi kriminal që ka pasur një konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinajt. Emri i Dukës është shumë i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptar.

Ai është arrestuar në vitin 2019 nga një super operacion për luftën kundër trafikut të drogës. Ai ka qenë në kërkim edhe për një atentat të dështuar më parë.

Aktualisht akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos.

Armiqësia e Dukës me Ervis Martinajn ka tërhequr më së shumti vëmendjen. Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosët më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra miliona euro si, dhe një investitor i madh në sektorin e ndërtimit, ishte kthyer 'në gjahun' më të shtrenjtë të rivalëve të tij, shpesh për këtë 'gjah' është përmendur edhe 'Klani Duka'.

Që nga viti 2019, derisa u zhduk, ndaj tij ishin planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë. Duke mos e arritur Martinajn, klani “Duka” nisi një gjueti ndaj njerëzve pranë Martinajt duke i sulmuar. Një ndër ta ishte dhe Santiago Malko.

 

Lini një Përgjigje