Një lokal prej druri ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht në Ksamil. Lokali “Bumble Bee” shfrytëzohej nga shtetasi K. I., 41 vjeç, i cili e kishte marrë me qira nga shtetasi Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj 42 vjeç, aktualisht i paraburgosur për plagosjen e 2 personave në 17 korrik në Sarandë.
Zoto është arrestuar më 22 gusht. 43-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar për disa akuza, përveç përfshirjes në plagosjen e dyfishtë në Sarandë.
" Rreth orës 03:10, në Ksamil, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një lokal me konstruksion druri, i marrë me qira nga shtetasi K. I.. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.
Kush është Ramadan Zoto?
Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 43 vjeç, rezulton i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje dhe aktualisht është në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”.
Konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, pasi gjatë veprimtarisë në Greqi ka shkëmbyer zjarr edhe me policinë greke disa vite më parë.
Në kërkim është shpallur edhe Erjon Canaj, 35 vjeç, vëllai tij.
Canaj në dhjetor 2022 ka dhunuar rojën e spitalit të Sarandës, ndërsa në shkurt 2024 është arrestuar në banesë me 2 pistoleta por është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Sarandës disa muaj më parë.
Lini një Përgjigje