TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Janar 2025, 07:26

Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, dëshmitarët tregojnë çfarë panë pas ngjarjes

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, dëshmitarët

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja me armë zjarri në Tiranë.

Viktimë ka mbetur Bujar Nasufi rreth 56 vjeç, i paskeduar më parë nga policia, i cili është qëlluar në makinë, ku ndodhej vetëm.

Ai së bashku me vëllanë ishte pronar i një mobilerie në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, zonë ku iu bë dhe atentati.

Dyshohet se në momentin që është qëlluar, sapo ka dalë nga biznesi.

Dëshmitarët kanë parë mjetin e viktimës të ndaluar. Dyshohet se autorët kanë ndjekur lëvizjet e viktimës. Grupi hetimor gjeti në vendin e ngjarjes 6 gëzhoja arme zjarri. Autori ka zbritur nga një motor të zi kur ka hapur zjarr, ndërsa mësohet se ka qenë i maskuar. 

Plagët e marra në trup kanë qenë fatale për Bujar Nasufin dhe ai ka humbur jetën teksa po transportohej drejt Spitalit të Traumës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit. Policia ngriti pika kontrolli dhe ushtroi kontrolle në zonë, por pa rënë në gjurmët e autorit. Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së bizneseve përreth të cilat mund të kenë fiksuar momentin e të shtënave ose largimin e autorit dhe mund të ndihmojnë në identifikimin e tij.

Lini një Përgjigje