TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Qershor 2025, 18:36

I jep fund jetës në burg, kush është 31-vjeçari shqiptar i dënuar për vrasjen e gruas

Shkruar nga Pamfleti

I jep fund jetës në burg, kush është 31-vjeçari

I jep fund jetës në njësinë psikiatrike të burgut Sammaritan, 31-vjeçari shqiptar që ishte dënuar për vrasjen e gruas së tij, Eleonora Toçi.

Bëhet fjalë për Lulzim Toçin, i cili u vetëvra mesditën e së mërkurës. 31-vjeçari po vuante dënimin për vrasjen e gruas së tij, ngjarje e ndodhur më 9 tetor 2024 në shtëpinë e tyre në San Felice a Cancello, përpara dy fëmijëve të tyre, të moshës 6 dhe 4 vjeç.

Lulzim Toçi, 31-vjeçari që mbyti bashkëshorten e tij 24-vjeçare në sy të dy fëmijëve, vuante nga skizofrenia akute. Ky ishte rezultati i ekspertizës që i është kryer autorit të krimit, duke përcaktuar se ai në momentin që ka vrarë gruan e tij ka vepruar me impuls, pa e kuptuar fare.

Kujtojmë se vrasja ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Via Caravaggio, Napoli, në nëntor të vitit 2024.

Pasi vrau bashkëshorten Eleonora në sy të dy fëmijëve të saj të vegjël, 4 dhe 6 vjeç, në gjendje konfuze, 31-vjeçari është larguar nga shtëpia, duke kërkuar ndihmë te  kunata e tij, e cila ka zbuluar trupin e së motrës përmes një video-telefonate me nipërit e tij.

E alarmuar, gruaja ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka ndaluar Lulzimin para shtëpisë së saj.

Sipas policisë, 31-vjeçari  ka rrëfyer menjëherë vrasjen: “Kam vrarë gruan time”.

Gjatë marrjes në pyetje, Toçi përsëriti rrëfimin e tij para gjyqtarit, pavarësisht vështirësive gjuhësore dhe gjendjes së tij të shokuar.

Lini një Përgjigje