TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shtator 2025, 09:30

I dënuar në Itali për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet 52-vjeçari me dy identitete

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar në Itali për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet

Një 52 vjeçar i dënuar në Itali është arrestuar në Peqin, pasi akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Sipas policisë, Luan Gripshi alias Rudin Gripshi, banues në Peqin pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj. Mësohet se Gripshi, është dënuar nga Gjykata e Apelit në Venecia me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim.

"Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 65”.

Kapet në Peqin, një 52-vjeçar, i dënuar në Itali, me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 65”. Gjatë këtij operacioni, u kap në Peqin, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi:

Luan Gripshi alias Rudin Gripshi, 52 vjeç, banues në Peqin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Venecia, me vendimin e datës 03.04.2023, e ka dënuar me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi", njofton policia.

Lini një Përgjigje