
Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Policia Shqiptare me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Sipas policisë, ai ishte dënuar me 8 vjet e 6 ditë burgim nga Gjykata e Apelit të Napolit për një sërë veprash penale të rënda.
I ndaluari është Erjon Mera, 33 vjeç, i cili kërkohej nga drejtësia italiane për “Grabitje me armë”, “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, në kuadër të Kodit Penal Italian.
Arrestimi i tij u bë si rezultat i një operacioni të mirëorganizuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, në bashkëpunim me Seksionin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.
"Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “The Wanted. Arrestohet me qëllim ekstradimi në Itali një 33-vjeçar, i dënuar me 8 vite nga Gjykata e Napolit, për ‘Grabitje me armë”, ”Vrasje e mbetur në tentative” dhe ”Armabajtje pa leje”.
Si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale, të kryer në koordinim me homologët italianë, pas shkëmbimit të informacioneve nëpërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me Interpol Romën, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, në bashkëpunim me Seksionin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në vijim të operacionit “The Wanted”, arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Erjon Mera., 33 vjeç.
Gjykata e Apelit të Napolit e ka dënuar 33-vjeçarin, me 8 vjet e 6 ditë burgim, për veprat penale “Grabitje me armë”, ”Vrasje e mbetur në tentative” dhe ”Armabajtje pa leje”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali", njofton policia.
Lini një Përgjigje