TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shkurt 2024, 09:10

I armatosur në lokal, arrestohet 30-vjeçari i rrezikshëm në Mullet

Shkruar nga Pamfleti

I armatosur në lokal, arrestohet 30-vjeçari i rrezikshëm

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ishte i armatosur në një lokal në Mullet të Tiranës.

30-vjeçarit iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, së në një lokal në Mullet, ndodhej një shtetas i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Customer".

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi L. Ç., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në një lokal në Mullet, shtetasin L. Ç., të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë dhe krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme."-njofton policia. 

Lini një Përgjigje