TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shkurt 2024, 09:07

Aksident në Fier, plagoset shoferi dhe vajza e tij e mitur

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Fier, plagoset shoferi dhe vajza e tij e mitur
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Fier-Ballsh”.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i njërës prej tyre dhe vajza e tij 12 vjeçare.

Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, automjeti me drejtues shtetasin S. H., 65 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. B. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi S. H. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, vajza e tij 12 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. 2 të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje